Akuzon lojtari i Brazilit

Futboll

Akuzon lojtari i Brazilit

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 19:45
Joelinton

Joelinton mbylli sezonin e katërt dhe më të suksesshmin me Newcastle, klub ku u transferua për 44 milionë euro nga gjermanët e Hoffenheimit.

Mesfushori i avancuar shënoi 6 gola gjatë edicionit të kaluar, duke ndihmuar skuadrën të siguronte një biletë në Champions League.

Gjatë grumbullimit me kombëtaren braziliane për miqësoret ndaj Guinesë (17 qershor) dhe Senegalit (20 qershor), Joelinton është ndalur te racizmi.

Duke theksuar se ra viktimë e këtij fenomeni pas ndeshjes Newcastle-Arsenal (0-2), sfidë që u zhvillua më 7 maj të këtij viti.

Ky është një moment i rëndësishëm për të folur për racizmin. Ne kemi diskutuar për një kohë të gjatë në lidhje me këtë temë, por ka ende gjëra që duhet të ndryshojnë.

Ne flasim për luftën kundër racizmit, por ndryshimet për mirë në këtë aspekt janë shumë të vogla. Pak gjëra kemi ndryshuar.

Racizmi nuk është një çështje e momentit, ndodh prej kohësh. Vështirë të pranohet dhe të besohet se ne po evoluojmë nëse gjëra të tilla ndodhin edhe tani.

Pas ndeshjes ndaj Arsenalit, unë kam marrë mesazhe ku kishte ofendime racore kundrejt meje”, deklaroi lojtari latin i Newcastle.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat