Sacchi, për Berlusconin: Kur më mori, i thashë se ose ishte i çmendur, ose gjeni!

Futboll

Sacchi, për Berlusconin: Kur më mori, i thashë se ose ishte i çmendur, ose gjeni!

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 20:57
Sacchi e Berlusconi

Arrigo Sacchi, ish-trajneri legjendar i Milanit të tri dekadave më parë, nuk i mbajti dot lotët teksa kujtoi Silvio Berlusconin. Ish-presidenti i Milanit dhe pronari i Monzas ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare.

Sacchi në një lidhje telefonike me agjencinë ANSA e cilësoi Berusconin si “mikun brilant të cilit i detyrohem gjithçka”.

“Silvio Berlusconi ishte një njeri bujar. Ai u përpoq të ndryshonte këtë vend të vështirë, të përbërë nga individualistë.

A ishte edhe ai? Jo, ai mendonte në numrin shumë dhe shihte larg. Kur më mori te Milani, thashë: “Ose je i çmendur, ose gjeni'”. Nisur nga rezultatet, më thoni, si ishte Berlusconi?!”

Berlusconi e afroi Sacchin të drejtonte Milanin, sepse ai kishte një ide të saktë se si duhet të luante skuadra e tij dhe falë trajnerit nga Fusignano, i cili i kishte lënë përshtypje me Parmën e tij, arriti në një kohë të shkurtër majat e botës. Sigurisht edhe falë shpenzimeve të mëdha në merkato.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat