Vjosa e Shtimes ka bërë përforcimin e parë për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës.
Skuadra nga Shtimja u përforcua me futbollistin Muhamed Llapashtica.
“Muhamed Llapashtica është përforcimi i parë i KF Vjosa!
Muhamedi lojtar që luan si mesfushor defanziv, ka luajtur për Llapin në Superligë, për Drenasin në ligën e parë të Kosovës. Ka qenë pjesë Kombëtares së Kosovës U-19.
Me Muhamedin i shtojmë kualitet dhe shumë siguri mesfushës sonë”, njofton KF Vjosa.