Kroacia ka shënuar fitore me përmbysje pas 120 minutave, me rezultat 4:2 ndaj Holandës, në takimin e gjysmëfinales së Ligës së Kombeve në Divizionin A në futboll.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “De Kuip” në Rotterdam, në një atmosferë të bukur futbolli.
Ballafaqimi në kohën e rregullt ka përfunduar baras (2:2) dhe pas vazhdimeve kroatët u treguan më të mirë.
Holandezët kaluan në epërsi por pësuan në pjesën e dytë.
Në minutën e 34-të, Donyell Malen brenda 16-shit, me një goditje të fortë kaloi në epërsi “Tulipanët”.
Kroatët në pjesën e dytë dëshmuan lojë të mirë. në minutën e 54-të, Gakpo pa nevojë ka ndërhyrë ndaj Modriçit duke shkaktuar penallti.
Andrej Kramariç ka shënuar nga penalltia për 1:1 në minutën e 55-të.
Vendasit nuk u pozicionuan si duhet në mbrojtje në minutën e 73-të, për çka iu ka kushtuar shtrenjtë kur Mario Pashaliç nga rreth 8-9 ka realizuar për 1:2.
Në minutën e 90+6, Noa Lang brenda 16-shit dhe me goditje nga rreth 11 metra, barazoi shifrat 2:2.
Bruno Petkoviç në minutën e 98-të nga rreth 22-23 metra ka shënuar në këndin e poshtëm të djathtë të Holandës, 3:2 për Kroacinë.
Në minutën e 114-të, Pashaliç kaloi portierin dhe kur pritej që topi të përfundojë në rrjetë, goditi tërthorësen.
Gjithçka u qartësua në minutën e 116-të, LUka Modriç ka shënuar nga penalltia për rezultatin 2:4, pasi që Pekoviç e nxori penalltinë.
Kroatët në finale e presin fituesin e sfidës Spanjë - Itali.