Alibec apo Puscas do të sulmojnë Kosovën në “Fadil Vokrri”?

Futboll

Alibec apo Puscas do të sulmojnë Kosovën në “Fadil Vokrri”?

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 14 qershor 2023 Në ora: 21:45
Alibec e Puscas

Të gjithë janë në pritje të ballafaqimit (me 16 qershor, 20.45) mes kombëtares së Kosovës dhe Rumanisë, në takimin e xhiros së tretë të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Futbollistët e të dy kombëtareve po përgatiten maksimalisht për këtë sfidë. 

Rumania do të ndeshet me kundërshtarët më të vështirë në xhiron e 3-të dhe të 4-t të.

Para dy ndeshjeve, Ionel Ganea i ofroi Eduard Iordaneskut një rekomandim për pozicionin e sulmuesit qendror. 
Ish – lojtari i “Brezit të Artë” rumun beson se përzgjedhësi duhet të inkuadrojë në lojë sulmuesin Denis Alibec (32 vjeç).

“Nga këndvështrimi im Alibec tregoi një formë mjaft të mirë, doli kampion me Farul-in.

E dini si është, mendimi im nuk ka shumë rëndësi.

Duhet të kihet parasysh edhe forma sportive e lojtarit, me siguri seleksionuesi duke qenë i pranishëm do të shohë se kush do të startojë.

Duhet të flasim për ndeshjen e parë, këtë që vjen. Ai duhet të fitojë”, tha Ionel Ganea, në mediumin rumun “ProSport”.

Këtë sezon, Denis Alibec shënoi 14 gola dhe ka 8 asistime në 31 ndeshje për Farul Constanța në Ligën 1, ndërsa George Puscas shënoi 4 herë dhe dha një asist në 25 ndeshje me Genoan në Serie B.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat