Heung-Min Son ishte një version i shëmtuar i sezonit të kaluar me koreano-jugorin që nuk kishte të njëjtën vazhdimësi në sezonin që sapo u mbyll.
Forma e tij e dobët u reflektua edhe te rezultatet e Tottenham, edhe pse vetë sulmuesi shprehet së fundmi se për rezultatet e tij të dobta ka një arsye.
Në një intervistë për mediat e vendit të tij, Son thekson se ka luajtur i dëmtuar për nëntë muaj me rradhë, por nuk e ka shprehur kurrë publikisht ndërsa shpreson që në sezonin pasardhës të bëj më mirë.
U-19/ Trajneri Bulku: Po përgatisim skuadrën për kualifikueset e Europianit, duam të fitojmë ndaj Kosovës
“Kam hezituar të flas publikisht, pork am luajtur i dëmtuar në këto nëntë muajt e fundit. Kisha dhimbje të mëdha dhe tani do të më duhet të bëj një ndërhyrje kirurgjikale.
Kur pasoja apo godisja portën, ndjeja dhimbje të forta në muskujt e barkut. Isha në 60% të formës sime, nuk mund të bëja më tepër.
Shpresoj që sezoni i ardhshëm të jetë ndryshe”, u shpreh Son.