Futbollistin Ergon Hyseni i mbetet besnik Ferizajt edhe për edicionin 2023-2024.
Hyseni zotohet se do të rikthejnë Ferizajn në shoqërinë e më të mirëve përkatësisht në Superligën e Kosovës.
“FC Ferizaj ju njofton se sot ka arritur marrëveshje për ta vazhduar kontratën me mbrojtësin e fuqishëm, Ergon Hysenin.
Hyseni ishte pjesë e klubit në Superligë, ku u dallua për paraqitje stabile në vijën e fundit, e sidomos në ndeshjet e fundit, ku luajti i lënduar e i fashuar pas intervenimit kirurgjik", njofton FC Ferizaj.
Me rastin e nënshkrimit të kontratës, Ergon Hyseni, deklaroi:
”Vendimi për ta vazhduar kontratën ishte shumë i lehtë sepse asnjëherë nuk kam menduar ndryshe.
Sigurisht, ne si lojtar të Ferizajt e kemi obligim që të qëndrojmë e luftojmë fuqishëm që ta rikthejmë klubin aty ku i takon”, u shpreh Hyseni.
FC Ferizaj do vazhdoj fuqishëm me prezantimin e lojtarëve. Puna intensive është duke vazhduar, ku Drejtori Sportiv, Arsim Abazi dhe trajneri Ismet Munishi veçse janë në kontakte me emra të dëshmuar në futbollin tonë.