Zbulohet topi i sezonit të ri nga Seria A!
Seria A zbuloi topin me të cilin do të garojnë 20 skuadrat e ligës italiane gjatë sezonit 2023-24.
I quajtur “Orbita”, krijimi i Puma-s është frymëzuar nga trashëgimia italiane e motorsportit dhe do të përdoret në Serinë A, në Kupën e Italisë dhe në Superkupën.
Protagonistë në zbulim, mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni dhe sulmuesi i Milanit, Olivier Giroud, të cilët prezantuan me shumë sukses topin që do ta përdorin më shumë në sezonin e ri.