Dren Kryeziu ka vazhduar bashkëpunimin me Malishevën.
Kapiteni i ka qëndruar besnik skuadrës së tij, përkundër se kishte disa oferta nga klube të ndryshme të Superligës.
Megjithatë Kryeziu ka vendosur të vazhdoj marrëveshjen me Malishevën deri në vitin 2025.
"Çdokush e përkrahë skuadrën kur fiton; nuk duhet kurajo, mirëpo të qëndrosh pas skuadrës, ta mbrosh skuadrën kur ka nevojë për ty, kjo kërkon kurajo!
Kapiteni Dren Kryeziu rinovon kontratën me klubin edhe dy vitet e ardhshme!", njofton FC Malisheva.