​Gjilani do të jetë me trajner të ri sezonin e ardhshëm

Futboll

​Gjilani do të jetë me trajner të ri sezonin e ardhshëm

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 11:24
​Gjilani

Te skuadra e Gjilanit pritet të ketë ndryshime edhe sa i përket stafit të trajnerëve.

Kp nga burime brenda klubit mëson se trajneri Zekirja Ramadani do të largohet nga drejtimi i klubit dhe se shumë shpejtë klubi do të dal me një komunikatë zyrtare rreth kësaj çështje.

Sipas të njëjtave burime, klubi tashmë është duke menduar për ta gjetur zëvendësuesin e Ramadanit që do ta drejtojë skuadrën gjatë sezonit garues 2023/24.

Ndryshe, edicionin e kaluar Gjilani e mbylli në pozitën e tretë, ndërsa ishte edhe në finale të Kupës së Kosovës ku u mposht nga Prishtina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat