Roberto Kalenda, përfaqësuesi ligjor i sulmuesit nigerian, Osimhen, i kërkuar një takim presidentit të Napolit, De Laurentiis, për të caktuar një çmimin për fenomenin e Serisë A.
Gjithçka lidhet me ofertat që kanë ardhur në drejtim të lojtarit nga klube të mëdha si Çellsi apo PSZH.
Sipas “Il Mattino”, nuk ka asnjë qëllim nga ana e Viktor Osimhen për të nënshkruar një rinovim të kontratës që skadon pas dy vitesh.
Për numrin 1 të Napolit është e vështirë t’i thuhet “jo” një oferte të majme, sepse, nëse Osimhen nuk rinovon (siç edhe ka deklaruar), pas një vitit çmimi i tij do të bjerë ndjeshëm.
Viktor Osimhen e mbylli sezonin si kampion i Serisë A me Napolin, si dhe u shpall golashënuesi më i mirë i elitës së futbollit italian me 26 finalizime.