F.C Voska Sport ka arritur që të përmbyllë marrëveshjen me trajnerin malazez, Miljan Radoviç.
"Marrëveshja e nënshkruar sonte midis presidentit tonë Nefi Useini dhe strategut malazez është për një afat kohor prej një viti.
Trajneri Miljan Radoviç te F.C Voska Sport vjen me një bagazh të madh si trajner.
Strategu 46-vjeçar së fundmi kishte drejtuar skuadrën shqiptare të Deçiç në Mal të Zi, aty ku gjithashtu kishte udhëhequr edhe ekipin e OFK Grbalj dhe Sutjeska, ndërsa gjatë viteve 2018 dhe 2019 kishte drejtuar skuadrat nga Indonesia, DSK Shivajians, Pune dhe Persib Bandung.
Ai në vitin 2017 me ekipin e Grbalj kishte shkruar historinë, duke luajtur për herë të parë në historinë e këtij klubi në finalen e Kupës së Malit të Zi, ndërsa dy sezone rradhazi me Sutjeskën (2020/21) dhe me ekipin e Deçiç (2021/22) kishte arritur të luaj në ndeshjet europiane të Ligës së Konferencës", njofton FC Voska Sport.