Jude Bellingham është shfaqur në Valdebebas si lojtari më i ri i Real Madrid.
Mesfushori anghlez firmosi kontratën e tij me spanjollët për gjashtë vite, deri në vitin 2029, dhe bëhet transferimi i dytë më i shtrenjtë në historinë e klubit “Los Blancos”.
Bellingham pas vizitave mjekësore dhe firmës, është prezantuar përpara shtypit me fanellën e tij të re në duar, e cila pas shpine do të ketë numrin 5-së, atë që dikur e mbante legjenda e Francës, Zinedine Zidane.
19-vjeçari do të përfitojë një pagë neto sezonale prej 11 milionë euro deri në vitin 2029.