Juventus vijon të punojë fort në merkato për të ndërtuar një ekip pretendent sezonin e ardhshëm. Veçanërisht vëmendja është përqendruar te krahu i djathtë, ku në shënjestër është spanjolli Alvaro Odriozola, që aktualisht luan me Real Madrid.
27-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2024 me skuadrën madrilène, por këtë verë do të largohet. Sezonin e fundit ai luajti vetëm 6 ndeshje me “slos blancos” (3 në kampionat), ndaj kërkon më shumë hapësira.
Për Odriozola rikthimi në Seria A, ku më parë ka luajtur për Fiorentina, është një opsion i mirë për të ardhmen. Ndaj, i ka kërkuar menaxherit që të gjejë një marrëveshje mes Real Madrid dhe Juventus për ta mbyllur transferimin.
Një transferim me kosto të ulët për bardhezinjtë, duke qenë se vlera e kartonit të Alvaro Odriozola është rreth 5 milionë euro. Një lojtar i përshtatshëm për Juventus, që sezonin e ri do të luajë në Conference League.