Ish - reprezentuesi i Rumanisë, Ionel Ganea, ka analizuar ndeshjet me Kosovën dhe Zvicrën, të cilat kombëtarja rumune do t'i luajë në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024.
Ganea është i bindur se ndeshja me Kosovën është vendimtare për kualifikim dhe jo ajo me liderin e Grupit I, Zvicrën.
“Mendoj se nëse skuadra fiton në Kosovë, vendi i dytë është i siguruar. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, thotë Ganea për mediumin rumun “Prosport”.
Ndeshja mes Kosovës dhe Rumanisë do të zhvillohet nesër (20.45) në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Zvicra kryeson me 6 pikë, pasojnë Rumania 6, Kosova me 2 pikë etj.