Ruben Baraja mori drejtimin e Valencias në një moment të vështirë. Skuadra e zemrës, aty ku ish-mesfushori kaloi 10 sezone, duke fituar dy herë titullin dhe duke mbërritur dy herë në finalen e Champions League, rrezikonte rënien.
47-vjeçari u emërua trajneri i Valencias gjatë muajit shkurt, zhvilloi një punë fantastike.
Dhe ia doli të mbante në La Liga një nga skuadrat historike të futbollit spanjoll.
“Të drejtoja Valencian si trajner ka qenë ëndrra e madhe e jetës sime“, deklaroi gjatë prezantimit më 14 shkurt.
Baraja është një idhull në “Mestalla” dhe drejtuesit e klubit e kanë shpërblyer duke rinovuar me të deri në verën e vitit 2025.
Ish-kapiteni do të vazhdojë punën me Valencian. Për të harruar vështirësitë e sezonit të fundit dhe me synimin për të rikthyer skuadrën në vendet e sipërme të tabelës.