Pano Qirko do të jetë portieri i Partizanit për ndeshjet e Europës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Teutës me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.
Në të thuhet se Qirko do t’i bashkohet kampionëve të Shqipërisë deri në përfundimin e fazës kualifikuese që Partizani ka në Champions League. Më pas Qirko do të rikthehet sërish në Durrës.
“KF Teuta ka arritur marrëveshjen me FK Partizanin për huazimin e portierit Pano Qirko për ndeshjen e Kupave të Europës.
Pano Qirko do të rikthehet në skuadër pas përfundimit të fazës kualifikuese që Partizani ka në UEFA Champions League. KF Teuta i uron suksese Qirkos dhe Partizanit në Europë”, shkruhej në njoftimin e Teutës.