Ata u takuan në ‘Chelsea Harbour Hotel’, një hotel me pesë yje dhe pamje nga një marinë e vogël, ku shumë elita të pasura londineze ankorojnë varkat e tyre. Stadiumi ‘Stamford Bridge’ nuk është larg.
I ftuari luksoz i lokalit me pamje panoramike ishte José Mourinho, i shoqëruar nga besniku i tij Matthew O’Donohoe, një menaxher irlandez, i cili gjithashtu luajti një rol të rëndësishëm në negociatat me Romën dy vite më parë.
Nga ana tjetër, një delegacion saudit i kryesuar nga Walid Moaz, president i Al-Ahly, klubi i futbollit të Jeddah.
Nuk kishte alkool në tryezë, por shumë para.
Synimi i arabëve ishte i qartë: të bindnin Mourinhon të pranonte një ofertë monstruoze për të trajnuar klubin e tyre, i sapo ngjitur në divizionin e parë dhe në kërkim të një rinisjeje të shpejtë në vend, 7 sezone pas titullit të fundit. Po kështu, i ofruan edhe të bëhej ambasador ndërkombëtar i futbolli saudit.
Kontratë 2-vjeçare me shifra pothuajse trullosëse për të dhe stafin e tij.
Për momentin, megjithatë, gjithçka duket se na bën të besojmë se Mourinho, ashtu siç kishte refuzuar një kontratë 120 milionëshe për të drejtuar kombëtaren dy muaj më parë, po e refuzon edhe këtë opsion.