Mesfushori i ri i Real Madridit, Jude Bellingham, foli edhe për trajnerin Ancelotti në konferencën e tij për shtyp të prezantimit: “Ne folëm, mendoj se ai është një trajner i jashtëzakonshëm.
Për mua është një mundësi që të stërvitem nga një prej më të mirëve në histori. Unë jam i kënaqur që më donte në skuadrën e tij”, deklaron talenti anglez që sapo ka ardhur nga Borussia Dortmund.
Shitja e Jude Bellingham te Real Madridi e bën të lumtur edhe Birminghamin dhe jo vetëm sepse djali i tyre i preferuar po përgatitet të luajë në klubin më të suksesshëm në botë.
Në fakt, klubi anglez do të marrë një çek prej 7 milionë eurosh, rezultat i marrëveshjes së bërë në vitin 2020 me Borussia Dortmundin: verdhezinjtë, raporton Sport, në fakt i kishin dhënë 10% për rishitjen e ardhshme klubit baze të mesfushorit.