Maqedonia e Veriut U21 ka luajtur baras (1:1) me Armeninë, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski”.
Në një ndeshje me dy pjesë të ndryshme, ku e para i takoi Maqedonisë dhe e dyta Armenisë, në fund përfundoi baras.
Në minutën e 30-të, pas asistimit të Maksimovit, Abazi shënoi në rrjetën e armenëve.
Në minutën e 45-të, Alaertsyan goditi traversën e maqedonasve.
Në pjesën e dytë Armenia luajti një lojë shumë më aktive dhe trajneri Kanatllarovski bëri shumë ndryshime.
Në minutën e 53-të armenët barazuan me anë të Tarakchyan.
Deri në fund të ndeshjes, Reshat Ramadani nuk arriti një rast të finalizoi në gol.