Ish futbollisti i mirënjohur, Fatos Beqiraj, pasi që vari këpucët në gozhdë, tani është me post të ri.
Ish reprezentuesi i Malit të Zi, është emëruar drejtor sportiv i klubit të futbollit Deçiqi nga Tuzi.
Skuadra shqiptare garon në elitën e futbollit malazez.
“Klubi ynë ka edhe një përforcim të ri, por këtë herë: Fatos Beqiraj - Drejtor Sportiv i Kf Deçiqi”, njofton skuadra e Deçiqit.