Futbollisti rumun, Tudor Baluța, është gati për duelin ndaj Kosovës, në takimin e kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024.
Tudor Baluta është i mendimit se në ndeshjen në Prishtinë Rumania do të duhet të përfitojë nga pikat e dobëta të nikoqirëve.
“Është një lojë e vështirë. Ne duam të jemi fitimtarë.
Ne duam të jemi ata që do të marrim tre pikët në fund”, tha Baluta.
“Mendoj se kam një ndeshje që dua ta fitojë.
Duhet të marrim tre pikët.
Ishte e rëndësishme të fillonim me gjashtë pikë. Ne kemi një rrugë të gjatë për të bërë para EURO.
Duhet të japim maksimumin.
Pavarësisht nga terreni, moti, mbështetësit, ne përfaqësojmë Rumaninë. Duhet ta bëjmë sa më mirë. Ne shpresojmë që nesër të sulmojmë dobësitë e tyre.
Jam mirë, ndihem mirë, i motivuar.
Dua që nesër të kemi ndeshjen më të mirë të mundshme.
Prandaj jam këtu, për të ndihmuar kombëtaren”, ka thënë Tudor Baluta.