KF Shkëndija shpreh falemenderim dhe mirënjohje maksimale për Valmir Nafiun për gjithë kontributin e dhënë në fanellën kuqezi.
Sulmuesi anësorë Valmir Nafiu nuk do të jetë pjesë e Shkëndijës në të ardhmen.
Klubi përmes kësaj komunikate konfirmon ndërprerjen me konsesus të kontratës me futbollistin.
Valmir Nafiu largohet pas gati 5 sezoneve në fanellën e Shkëndijës, përjashtuar 6 muajt e fundit kur si huazim luajti te Koshice e Sllovakisë.
Nafiu është rritur në shkollën e futbollit Shkëndija dhe ishte pjesë e ekipit të parë në vitin 2011 kur kuqezinjtë fituan titullin e parë në histori si kampionë të vendit.
Pas disa viteve karrierë ndërkombëtare,
Nafiu në vitin 2018 kthehet te Shkëndija ku ishte pjesë e dy titujve tjerë (2019 dhe 2021).
Ndërprerje me konsesus të kontratës është bërë edhe me mesfushorin Oktaj Rakip, i cili dy sezonet e fundit ishte i huazuar te Boreci, Gostivari dhe Besa e Dobërdollit.