Kreu i FFK-së vuri në pah miqësinë me presidentin rumun

Futboll

Kreu i FFK-së vuri në pah miqësinë me presidentin rumun

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 22:50
Razvan Burleanu e Agim Ademi

Në prag të ndeshjes kualifikuese që Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë nesër kundër Kombëtares së Rumanisë, në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:45, presidenti Agim Ademi, ka shtruar darkë zyrtare për delegacionin e Federatës së Futbollit të Rumanisë, në krye me presidentin Razvan Burleanu dhe delegatin e UEFA-së, Jean Paul Mievis.

Ademi u dëshiroi mirëseardhje delegacionit rumun në Kosovë dhe delegatit nga Belgjika, derisa në një atmosferë shumë të ngrohtë i njohu ata për historinë e vendit tonë dhe për progresin e bërë pas anëtarësimit në UEFA e FIFA.

Kreu i FFK-së vuri në pah miqësinë që e ka krijuar me presidentin Burleanu dhe raportet e mira ndërmjet dy federatave.

Ndërkaq mysafiri nga Rumania vlerësoi mikpritjen e ngrohtë në vendin tonë dhe e përgëzoi presidentin Ademi për punën e bërë dhe përkushtimin e tij në realizimin e shumë projekteve. Në fund të darkës si zakonisht u shkëmbyen edhe dhurata, teksa presidenti Ademi ia dhuroi homologut të tij edhe një libër për luftën çlirimtare në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat