Prof. Bylbyl Sokoli largohet ballëlart nga pozita e kryetrajnerit të Malishevës.
Sokoli është më i merituari që Malisheva siguroi ekzistencën në elitën e futbollit të Kosovës.
“Faleminderit Bylbyl Sokoli!
FC Malisheva dhe trajneri Bylbyl Sokoli, me dakordim të dyanshëm kanë vendosur që të mos renovojnë kontratën për sezonin e ardhshëm.
Klubi e falenderon profesorin Sokoli për punën profesionale dhe angazhimin e tij me ç’rast edhe realizuam synimin për të cilin ishim dakorduar me rastin e marrëveshjes në janar kur profa mori drejtimin e skuadrës”, - njofton FC Malisheva.