Zvicra kërkon 6 pikë në dy ndeshjet që do t’i zhvillojë me 16 qershor dhe me 19 të këtij muajit.
Para ndeshjes kualifikuese të Kampionatit Evropian kundër Andorrës, selektori i Zvicrës, Murat Yakin, synon fitore.
Ai flet edhe për Xherdan Shaqirin.
“E kam vizituar Shaqirin në Çikago. Ai është përmirësuar dhe ka luajtur ndeshjet e fundit.
Kur ai është në formë, ai është i vlefshëm për ekipin tonë.
Ju mund të shihni se ai ishte në formë dhe shpresojmë se do ta ndihmojë ekipin të fitojë nesër”, tha Yakin.