Nuk kanë te ndalur firot te Vllaznia! Darko Bulatoviç është futbollisti i radhës i larguar nga Vllaznia.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi shkodran ka bërë me dije se ka mbyllur bashkëpunimin me mbrojtësin.
33-vjeçari me fanellën kuqeblu arriti të fitonte Kupën e Shqipërisë në sezonin 2021/22.
Në të dyja sezone Bulatoviç numëron në total 44 paraqitje me skuadrën shkodrane.