Mike Maignan tremb Francën dhe Milanin.
Portieri nuk e ka përfunduar seancën e fundit (të enjten) stërvitore me Francën, në përgatitjet për ndeshjet e radhës kualifikuese Euro 2024.
Ai kishte një shqetësim muskulor, i cili po trajtohet dhe në raportimet e para bëhet fjalë për një lëndim momental, por ekzaminimet do të tregojnë shkallën e saktë.
Maignan vuajti jo pak në sezonin e fundi, pikërisht me problemet fizike dhe te Milan janë vendosur në alarm.