Agron Bruqi është i larguari i radhës nga skuadra e Malishevës.
Mesfushori i njohur kosovar largohet nga kjo skuadër pas dy viteve qëndrim.
Malisheva e ka falënderuar Bruqin për kontributin e dhënë në dy sezone në Superligë, derisa i ka uruar suksese të ardhshme.
"Pas dy viteve bashkëpunim të shkëlqyeshëm, Agron Bruqi do të sfidojë veten gjetkë.
Në emër të të gjithëve në FC Malisheva e falënderojmë Agronin dhe i jemi mirënjohës për kontributin e dhënë gjatë këtyre dy viteve.
Suksese dhe shumë të mira", njofton FC Malisheva.