Ebert Cardoso da Silva nuk është më pjesë e klubit të Kukësit.
Këtë lajm e ka bërë publik vetë klubi “verilindor” në një postim në rrjetet sociale, ku bën me dije ndarjen nga mbrojtësi.
“Njoftim! Ebert Cardoso da Silva ka mbyllur marrëveshjen me Klubin e Kukësit!
Kukësi i uron suksese në karrierën e tij!”-shkruan Kukësi.
Braziliani u bashkua me Kukësin verën e 2022-shit nga SC Noravank, ndërs tashmë i ka dhënë fund bashkëpunimit me “verilindorët”.