E ardhmja e Osimhen e pasigurt

Futboll

E ardhmja e Osimhen e pasigurt

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 12:30
Victor Osimhen

E ardhmja e Victor Osimhen është ende e pasigurt.

Sulmuesi nigerian ishte piloti autentik i Napolit në këtë sezon triumfal që kulmoi me fitoren e Scudettos së tretë.

Osimhen është një element i rëndësishëm për dhomën e zhveshjes blu, por ai mund të largohet edhe në merkato vetëm në rast të një oferte prej 100 milionë eurosh.

Nëse ai do t’i thotë lamtumirë Napolit, sipas “Gazzetta dello Sport”, tashmë do të kishte një zëvendësues.

Presidenti De Laurentiis tashmë ka një marrëveshje me trajnerin e ri Rudi Garcia për të blerë Jonathan David, sulmuesi kanadez në pronësi të Lille, i cili ka shënuar 52 gola në 112 ndeshje në aventurën e tij në Francë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat