Reagon sulmuesi

Futboll

Reagon sulmuesi

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 12:41
Mbappe e Macron

Sulmuesi Kylian Mbappe tha se presidenti francez Emmanuel Macron nuk ka asnjë ndikim në zgjedhjet e karrierës së tij.

Kjo deklaratë e sulmuesit të PSG erdhi pas letrës që ai i dërgoi PSG, ku thoshte se nuk kishte ndërmend të rinovonte kontratën e tij, e cila skadon në vitin 2024.

Më vonë, Mbappe sqaroi se nuk i kishte kërkuar klubit francez që ta lejonte të kalonte te gjiganti spanjoll Real Madrid.

Kur Mbappe u përfol për një largim nga PSG në vitin 2021, presidenti Macron i kishte kërkuar të qëndronte dhe të vazhdonte të luante në ligën e parë franceze.

Mediat franceze, në fillim të kësaj jave thanë se Macron do të kërkonte sërish që Mbappe të qëndronte, por 24-vjeçari përsëriti qëndrimin e tij:

“Çfarë ndikimi ka presidenti? Në karrierën time, sot për sot, në vitin 2023, asnjë ndikim.

Ai dëshiron që unë të qëndroj në Paris, objektivi im është të qëndroj. Ne jemi në të njëjtën gjatësi vale“.

“A do të largohem nga PSG? Unë i jam përgjigjur tashmë kësaj pyetje, kam thënë se objektivi im është të qëndroj në PSG, ky është opsioni im i vetëm për momentin. Jam gati të kthehem kur të rifillojë faza përgatitore”, u shpreh Kylian Mbappe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat