Ferizaj ka planin konkret për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës.
Futbollisti Edon Sadriu vazhdon kontratën.
Ferizajasit synojnë që të ruajnë një pjesë të futbollistëve që e bartën barrën në edicionin që e lamë pas.
“FC Ferizaj ka arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës me kapitenin Edon Sadriu.
Ai është shprehur i lumtur që po vazhdon me klubin e qytetit, duke premtuar angazhim e rikthim të menjëhershëm në Superligë.
“Ne do të rikthehemi edhe më të fortë.
Sot jam shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratën e re.
Nuk kam pasur dyshime asnjëherë.
Ju bëj thirrje bashkëlojtarëve tjerë, që mos të mendohen sepse e kemi obligim ta rikthejmë klubin aty ku i takon“, tha Sadriu.