Leonardo Bonucci ka reaguar në rrjetet sociale pas gabimit që i dha Spanjës epërsinë ndaj Italisë, në gjysmëfinale të Nations League, që spanjollët e fituan me rezultatin 2-1.
Në reagimin e tij Bonucci thekson se nuk preket nga gjykimet e momentit të disa personave.
“Ja ku jam. Moment nga i cili nuk kam ndërmend të shpëtoj. E di sa shumë mund të llogaritet një gabim në një lojë si kjo.
Puna dhe pasioni më kanë dalluar gjithmonë dhe nuk do të prekem nga gjykimet e momentit. Unë e di kush jam dhe çfarë loje është kjo.
Gjithmonë kam respektuar mendimet e të gjithëve, por gjithmonë kam shikuar përpara, i vetëdijshëm se asgjë në jetë nuk është e lehtë dhe asgjë nuk dhurohet në futboll. Gjithçka e kam arritur duke punuar çdo ditë, me sakrificë dhe përulësi.
Kështu do të jetë edhe nesër, pasnesër, sepse kushdo që ka frikë nga gjykimi i të tjerëve nuk është burrë. Tashmë jam duke menduar për stërvitjen e nesërme.
Faleminderit të gjithë shokëve të mi që luftuan së bashku me mua dhe fati nuk ishte partneri i betejës sonë sonte. Forza Azzurri”-shkruan italiani.