Pikësynim rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës.
Ferizajasit nuk shohin tjetër pos elitës, kështu që përveç përforcimeve vazhdojnë edhe kontratat me lojtarë.
FC Ferizaj dhe mbrojtësi Behar Bardhi kanë arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës.
Mbrojtësi i qendrës, që luan në secilën pozitë të vijës së fundit, por edhe si mesfushor defanziv është shprehur i bindur në suksesin e klubit.
“Kam nënshkruar kontratë me bindjen e plotë se na pret një edicion pozitiv dhe inkuadrim në Superligë.
Unë jam i lidhur me këtë klub dhe këto ngjyra sepse kemi kaluar shumë sfida bashkë, por asnjëherë nuk jemi dorëzuar", tha Bardhi.