Kosovës i mungon edhe Kryeziu sonte/ FFK asnjë njoftim, mediat rumune e quajnë “gafë” të Kosovës
Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte një ndeshje jashtëzakonisht të rëndësishme.
“Dardanët” do të përballen me rivalin direkt për vendin e dytë në Grupin I të kualifikimeve për “Euro 2024”, Rumaninë.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kur kanë mbetur edhe më pak se një orë deri te fillimi i ndeshjes, në faqen zyrtare të UEFA-s janë publikuar edhe formacionet zyrtare.
Te formacioni i Kosovës bie në sy mungesa e Mirlind Kryeziut, i cili është i ftuar nga Alain Giresse për këtë ndeshje dhe atë ndaj Bjellorusinë pas tre ditësh.