Legjenda e futbollit të Kosovës, Ardian Kozniku dhe ai i Kroacisë, Ante Mishe, emërohen trajnerë në skuadrën e Arabisë Saudite, Aladalah Club.
Mishe me Koznikun synojnë që me punë të ndërtojnë një ekip të fortë, që të rikthejnë në elitën e futbollit arab.
Aladalah Club ka rënë nga Premier League, ndërsa Mishe e Kozniku do të orvaten që të rikthejnë në mesin e më të mirëve.
Për Mishen dhe Koznikun, Arabia Saudite nuk është e panjohur, pasi që më parë kanë punuar edhe te skuadra Al-Faisaly.
Mishe e Kozniku me Al Arab patën fituar edhe titullin dhe Superkupën e Kuvajtit.