Kosova zhgënjen
![](/media/botasot.info/images/2023/June/16/auto_41686951014.jpg)
Kombëtarja e Kosovës ka dëshpëruar me rezultat, duke luajtur baras (0:0) me Rumaninë, në ndeshjen e xhiros së tretë të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.
Rreth 12 mijë shikues në stadium, panë një lojë të mirë por që munguan golat ndonëse Kosova pati disa raste ideale.
Ky barazim është zhgënjyes sepse sadopak zbeh gjasat për vend të dytë.
Kosova – Rumania 0:0
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shikues. 12.000.
Gjyqtar: D. Makkelie (Holanda):
Kartona të verdhë: Dresheviq - Puscas.
Kosova: Muric, Vojvoda, Aliti, Rrahmani, Paçarada, Fazliji, Dresheviq (Kryeziu 73'), Muslija (Topalli 83'), Rashica (ZHegrova 46'), Celina dhe Muriqi.
Rumania: Moldovan, Dragusin, Manea, Baluta, Puscas (Alibec 86'), Stanciu(Hagi 86'), M. Marin, Burca, Coman (Mihaila 61'), Man (Morutan 61') dhe Camora (Sorescu 23').
Fusha ishte e rënduar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, për shkak të reshurave të shiut gjatë tërë ditës së sotme.
Në minutën e 35-të, Muslija nga këndi i vështirë rreth 13-14 metra godet bukur por portieri Moldovan ka ndërhyrë për mrekulli.
Në minutën e 45+3, Celina ka dërguar një projektil të vërtetë nga rreth 20 metra por portieri rumun me maje të gishtërinjve ka shpëtuar portën e tij.
Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 58-të, Mërgim Vojvoda në stilin e Lionel Messit kaloi lojtarët një nga një dhe në pozitë ideale për gol, ai nga afërsia goditi drejt në portierin rumun, Moldovan.
Në minutën e 69-të, Celina harkoi për bukuri e Edon Zhegrova me kokë nga afërsia ka shënuar në këndin e djathtë por pas shikimit të VAR-it nga gjyqtari holandez Makkelie, anulohet goli për pozitë jashtë loje.
Në minutën e 79-të, Zhegrova gjuan me mjeshtri nga 18 metra, portieri Moldovan nuk mposhtet.
Në minutën e 90+2 Zhegrova mashtroi mbrojtjen dhe Vedat Muriqi nga 8 - 9 metra ka gjuajtur për habi mbi portë.
Pas xhiros së tretë të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian, Zvicra kryeson me 9 pikë, Rumania 7, Kosova është në pozitën e katërt me 3 sosh.