Aston Villa është një tjetër klub i njohur anglez që është futur në gare për anësorin e Manchester Unitedit, Jadon Sancho.
‘Djajtë e Kuq’ sipas medieve britanike, po mendojnë ta shesin reprezentuesin anglez për çmimin rreth 50 milionë funte.
Brighton është i interesuar për Sancho-n, por siç raportohet, tashmë në garë për lojtarin është futur edhe Aston Villa.
Menaxheri i Villa, Unai Emery beson se ai mund të ndihmojë në rigjetjen e formës së Sanchos, madje, thuhet se strategu spanjoll është i etur të punojë më të.