Edward Jordanesku, selektori i Rumanisë, është i kënaqur me pikën që mori në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke luajtur baras (0:0) me kombëtaren e Kosovës, në kuadër të xhiros së tretë të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.
“Faleminderit për urimet, nuk u ndjeva sikur ishte dita ime sot, kjo ishte gjëja më pak e rëndësishme.
Një pikë e fituar, me shumë sakrifica dhe karakter.
Unë vetëm mund të përgëzoj ekipin.
Është një rezultat i rëndësishëm, një hap i mirë drejt objektivit final të kualifikimit.
Ne e menduam ndeshjen për tre pikë, por e dinim se do të ishte një lojë e vështirë”, tha selektori rumun.