Ferizaj ka blinduar me kontrata të reja pesë talentët e tyre të mëdhenj.
Skuadra që ka rënë në Ligën e Parë përkundër paraqitjeve fantastike sidomos në pranverë ka filluar punën për të ndërtuar formacion të fuqishëm që të rikthehet sa më shpejtë në elitë.
Ferizajasit i kanë blinduar me kontrata të reja yjet e ri si Erion Sadriu, Gentrit Ramusa, Blend Topalli, Blend Bajraktari dhe Arjet Zejna.
"E ardhmja në duart e sigurta
Erion Sadriu, Gentrit Ramusa, Blend Topalli, Blend Bajraktari dhe Arjet Zejna nënshkruajnë kontratat e reja për të vazhduar rrugëtimin e përbashkët.
FC Ferizaj do të vazhdojë me promovimin e të rinjve të talentuar, duke dëshmuar jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra se beson fuqishëm në potencialin e sektorit të grupmoshave.
Lojtarët e përmendur, sezonin që përfundoj ishin pjesë e ekipit të parë. Erioni debutoi kundër Dritës, Ramusa kundër Ballkanit, Topalli kundër Trepcës e portieri Blend Bajraktari në derbin që u zhvillua në Gjilan, kundër Dritës.
Marrë për bazë faktin që tashmë në krye të skuadrës është trajneri Ismet Munishi, që njihet për besimin ndaj lojtarëve të rinj, kësaj liste do i shtohen edhe shumë emra tjerë.
Punoni shumë e besoni në potencialin tuaj. FC Ferizaj do jetë mundësia e artë për secilin që e ka pasion futbollin dhe që e endërron profesionalizmin.
FC Ferizaj beson në ju; Erion, Blend, Arjet, Gentrit, Blend dhe shumë të tjerë që pritet të na bashkohen", njofon FC Ferizaj.