Vllaznia ndahet me 34-vjeçarin

Futboll

Vllaznia ndahet me 34-vjeçarin

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 15:14
Vllaznia

Edhe Bojan Zogovic e mbyll me Vllazninë. Portieri nga Mali i Zi, u bë pjesë e kuqebluve në gushtin e vitit 2020.

125 ndeshje regjistroi 34-vjeçari me skuadrën shkodrane, ndërkohë që fitoi dy herë Kupën e Shqipërisë.

“Pas tre vitesh, i vjen fundi bashkëpunimit me portierin Bojan Zogoviç. Nga dita e sotme ai nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë.

Klubi e falënderon publikisht për kontributin e dhënë për ngjyrat kuqeblu, shoqëruar edhe me fitimin e dy trofeve të Kupës së Shqipërisë.

Faleminderit Bojan dhe suksese në karrierën tende të mëtejshme!”, shkruan klubi i Superiores në faqen zyrtare.

Zogovic është largimi i dhjetë nga Vllaznia.

Që më parë është ndarë me Krujën, Shehin, Bulatovic, Hoxhajn, Kainën, Gurishtën, Latifin, Aralicën dhe Herland Markun.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat