Vllaznia nuk gjen akordin me portierin titullar, ikën pas tre vitesh Bojan Zogoviç
Bojan Zogoviç i ka dhënë fund avneturës me Vllazninë.
Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi kuqeblu me anë të një komunikate në rrjetet sociale.
Gardiani që mbrojti portën e Vllaznisë për 3 vite, ishte në stërvitje me shkodranët që nga dita e parë dhe prej kohësh po diskutonin për një rinovim
Duket se akordi mes palëve nuk është arritur dhe kështu Zogoviç është larguar, duke u bërë i 13-të për këtë merkato.