Jo vetëm futbollistë. Arabia Saudite po përpiqet gjithashtu të tërheqë trajnerë të mëdhenj. I fundit duket se është Gian Piero Gasperini, trajneri i Atalanta-s i konfirmuar kohët e fundit nga klubi zikaltër.
Sipas asaj që mësohet nga La Gazzetta dello Sport, trajneri i bergamaskëve do të kishte marrë një propozim prej 10 milionë eurosh nga Al Nassr, formacion ku luan Cristiano Ronaldo dhe që së fundmi i ka dhënë lamtumirën Rudi Garcia-s, i cili ka pranuar ofertën e Napoli-t.
Gazzetta dello Sport shpjegoi se si trajneri italian u kënaq nga oferta, por se si ai e refuzoi atë menjëherë edhe për shkak, siç u tha më lart, se u konfirmuar nga Atalanta për sezonin e ardhshëm.
Prandaj, për momentin, Al Nassr është ende në kërkim të një trajneri përveç Dinko Jelicic, kroatit 49-vjeçar, i cili megjithatë është i përkohshëm.
Plani i klubit është që të nënshkruajë me një trajner të nivelit të lartë për të tentuar të fitojë Ligën Pro Saudite pasi përfundoi në vendin e dytë pas rivalëve Al Ittihad sezonin e kaluar.