Munteanu ka një mendim interesant për barazimin me Kosovën 

Futboll

Munteanu ka një mendim interesant për barazimin me Kosovën 

Nga: K. Goca Më: 17 qershor 2023 Në ora: 16:25
Pamje nga ndeshja

Kosova ka tre barazime në tre ndeshje të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian, duke u renditur në vend të katërt me 3 pikë, 6 më pak se lideri Zvicra dhe 4 se Rumania në pozitën e dytë.

Mbrëmë Kosova u nda baras (0:0) me Rumaninë, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Edhe pse shumica e tifozëve do të dëshironin fitoren në ndeshjen kundër Kosovës, ish futbollisti Dorinel Munteanu beson se pikë e fituar në Prishtinë mund të jetë shumë e rëndësishme në të ardhmen”, shkruan mediumin rumun “Sport.ro”.

“Duhet ta shohim kombëtaren në tërësi. 

E nisën mirë kualifikuesen. 

Mua më intereson pika. 

Na mban në vendin e dytë. 

Nuk ishte një lojë e suksesshme”, - tha mes të tjera Munteanu.

“Kosova ishte kundërshtar që në fillim. 

E kemi rastin e parë me Izraelin dhe Kosovën dhe me më shumë vëmendje do të kualifikohemi

Ende duhet të rrisim nivelin e lojës.

 Me një disfatë, llogaritë komplikohen”, tha Dorinel Munteanu, për mediumin rumun “Digisport”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat