Trajneri i Spanjës, Luis De la Fuente ka thënë se mesfushori i Real Madridit, Luka Modriç paraqet shqetësim për ekipin e tij në finalen e Nations League, por jo vetëm ai. Sipas tij, në tërësi Kroacia ka skuadër të fortë.
Ai ka folur në prag të ndeshjes finale të Nations League ku "iberikët" ndeshen me Kroacinë.
“Duhet të jemi vigjilentë rreth Modricit, duke i kushtuar vëmendje atij, por në përgjithësi Kroacia ka lojtarë të një niveli shumë të lartë, kjo është arsyeja pse ata janë aty ku janë", ka thënë De la Fuente.
De la Fuente ka konfirmuar se sulmuesi Dani Olmo pritet të jetë i aftë për të luajtur në finale.
Spanja ka mposhtur Italinë në gjysmëfinale, ndërsa Kroacia ka fituar ndaj Holandës.