Mesfushori i avancuar, Albin Prapashtica, është larguar nga FC Prishtina.
“Prapashtica, pjesë e Prishtinës është që nga edicioni 2020/21 kur erdhi nga 2 Korriku.
Ndërkohë mesfushori tjetër Arlind Shabani është huazuar te FC Ferizaj për gjashtë muajt e ardhshëm.
FC Prishtina u dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës lojtarëve në fjalë”, njofton klubi bardhekaltër.