Ianis Hagi është rikthyer në fushë për kombëtaren rumune në ndeshjen me Kosovën dhe në fund të lojës ka treguar se ka mundësi të mëdha për të vazhduar kontratën me Rangers.
Mesfushori ka 24 paraqitje dhe 2 gola për kombëtaren e Rumanisë
Edhe pse Rumania nuk dukej shumë mirë në Kosovë, Ianis Hagi është optimist në prag të ndeshjes më të vështirë, të paktën në letër, të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024.
“Kemi edhe një ndeshje, kundër Zvicrës, idealja do të ishte të merrnim tre pikë.
Çdo ndeshje është e rëndësishme dhe ne nuk do të shkojmë në Zvicër vetëm për t'u paraqitur.
Nuk shkojmë atje për të nxjerrë barazim, të paktën kështu mendoj”, tha Hagi pas ndeshjes me Kosovën.