E ardhmja e Romelu Lukakut mbetet ende në dilemë duke mos e ditur nëse do të mbetet tek Interi.
Dëshira e këtyre të fundit është që ta mbajnë në Milano sulmuesin belg, por çdo gjë varet nga përgjigja e Chelsea.
Për të zgjidhur këtë çështje, “blutë e Londrës” i kanë propozuar Interit një ide. Sipas “Corriere dello Sport”, Chelsea i ka kërkuar zikaltërve të përfshijë Nicolo Barella në një marrëveshje shkëmbimi me Lukakun.
Megjithatë, Interi nuk dëshiron të ndahet me mesfushorin italian.
Takimi i parë mes dy klubeve u zhvillua në Londër këtë javë, por ende nuk është arritur një marrëveshje.