Xhengiz Rexhepi nuk pritet që të largohet nga futbolli kosovar, madje ai do të jetë pjesë e Superligës.
Trajneri tetovar është afër që të marrë drejtimin e Feronikeli ’74, skuadër që për herë të parë do të garojë në elitën e futbollit tonë.
Presidenti i klubit nga Drenasi, Erlind Krasniqi, ka publikuar një fotografi me Rexhepin, me të cilin është takuar në Tetovë.
Kujtojmë re Rexhepi së fundmi ishte trajner te Liria, skuadër të cilën e riktheu në Superligë pas katër vjetësh.
Në Kosovë, ai ka drejtuar edhe Llapin e Dukagjinin.